Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rusi i jep Shqipërisë medaljen e artë në Evropianin e Gjimnastikës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2020, 17:22 | Sporte të tjera

Shqipëria ka arritur që të fitojë një medalje të artë në Evropianin e Gjimnastikës, falë sportistit me origjinë ruse, Matvei Petrov.

Në kompeticionin e zhvilluar në Mersin të Turqisë, Petrov fitoi më shumë pikë se të gjithë në kategorinë e kalit me doreza.

Petrov e ka shpjeguar kështu zgjedhjen për të përfaqësuar Shqipërinë: “Kur nuk u kualifikova për në Lojërat Olimpike të 2016, e mbylla karrierën si gjimnast dhe u transferova në Pragë për të punuar si trajner. Nuk e mendoja vijimin e karrierës si gjimnast. Por, teksa punoja si trajner, gjeja kohë të lirë, kështu që fillova të stërvitem përsëri dhe kuptova se isha ende në formë. Dhe pata fat sepse drejtori i palestrës ku unë punoja ishte shqiptar. Kështu nisi historia ime me Shqipërinë”, është shprehur më parë Matvei Petrov.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli