Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Serbia vuri veton, u mundësua falë Shengenit Ballkanik

Përditësuar më: 14/12/2020, ora 12:56

Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, Rama: Serbia vuri veton, u mundësua falë Shengenit Ballkanik

Përditësuar më: 14/12/2020, ora 12:56

U desh shtypja e vetëm një butoni, që Shqipëria e Kosova të vënë në jetë linjën e re të përbashkët të interkonjeksionit, për të këmbyer energjinë elektrike, por për të mbërritur te ky moment u deshën 10 vjet pritje.

Rrallëherë, Rama mund të bjerë në një mendje me paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berishën, por për linjën e interkonjeksionit, gjuha është e përbashkët.

Projekti ishte finalizuar që në vitin 2016, por vonesën e vënies në zbatim, Rama ia faturon mikut të tij serb, Aleksandër Vuçiç. Pikërisht, këtu kryeministri kujdeset t’i tregojë kujtdo se pse këmbëngulja e tij për Shengenin Ballkanin, është gjëja e duhur.

Sipas kryeministrit Rama, përmes linjës së interkonjeksionit 400 kw Shqipëri-Kosovë, hap perspektiva edhe për investimet për Skavicën dhe dy parqet fotovoltaike që do të mundësojnë eksportimin e energjisë.