Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ankesat e fermerëve në Mifol: Jemi pa rrugë dhe pa kanale vaditëse

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 14:06 | Aktualitet
Ankesat e fermerëve në Mifol: Jemi pa rrugë dhe pa kanale

Ndërtimi i autostradës Levan-Vlorë, e cila kalon përmes tokave të banorëve të zonës së Mifolit në njësinë administrative të Novoselës, i përball këta banorë me vështirësi për të kaluar në tokat e tyre.

Në kushtet kur nuk kanë një zgjidhje, ata detyrohen të kalojnë në tubat kullues të autostradës, të cilat mund t'i përdorin vetëm në kohë të thatë.

Në mungesë të një rruge kalimi, këta fermerë e kanë luks të përdorin makineritë bujqësore dhe vazhdojnë të punojnë ende me vegla primitive.

Përveç kësaj, tokat e këtyre banorëve më së shumti rrezikojnë edhe nga përmbytje, kjo jo vetëm nga vërshimi i Vjosës, por edhe nga shirat, pasi nuk funksionojnë kanalet kulluese, veçanërisht ato buzë autostradës.

Fermerët e kësaj zonë ankohen se iu kanë munguar subvensionet gjatë kohës së pandemisë, dhe bllokimit të vendit në mars dhe prill, ç’ka i ka rënduar edhe më shumë nga ana financiare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani