Linja e energjisë 400 kw Shqipëri-Kosovë, SHBA: Gur i rëndësishëm kilometrik

yuri kim 3 1100x620

Ambasada amerikane ka përshëndetur aktivizimin e linjës së energjisë prej 400 kw midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Një një postim në Twitter, ambasadorja Yuri Kim shprehet se ky është një gur kilometrik i rëndësishëm, ndërsa thekson mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sigurinë dhe energjinë në Ballkanin Perëndimor.

“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës, është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Yuri Kim.