Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Marrëveshja e 5 qershorit, Kaso: Presioni i PD dhe ndërkombëtarëve nuk lejoi sabotimin

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 20:05 | Politikë
Marrëveshja e 5 qershorit, Kaso: Presioni i PD dhe

Demokratët e quajnë të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit. Ligjet që shoqëronin kodin zgjedhor nuk u prekën në thelb, por jo në sajë të vullnetit të mazhorancës, por presionit të PD dhe ndërkombëtareve.

Si një prej përfaqësuesve të PD-së në Këshillin Politik, Ivi Kaso thotë se pati deri në momentin e fundit tendencë nga mazhoranca për të sabotuar ligjet që përforconin siguresat e një procesi zgjedhor të drejtë.

“Veçanërisht kjo për sa i përket kompetencës së SPAKU-ut për të hetuar krimet zgjedhore, dhe kjo ka qenë pika kryesore që është tentuar të sabotohet në Komisionin e Ligjeve”, thotë Kaso për A2.

Rreth 6 muaj më pas nga dakordësia në Këshillin Politik, mazhoranca miratoi me përshtatje të vogla paketën e ligjeve të marrëveshjes së 5 qershorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë