Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pensioni për familjen Rasha, juristët: Ndryshimi ligjor me akt normativ, i pavend

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 17:03 | Aktualitet

Në një hark kohor prej pesë ditësh, kreu i qeverisë Edi Rama, vizitoi për të tretën herë familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që dyshohet se u vra nga një punonjës policie.

Kryeministri zgjodhi të mos flasë për gazetarët e pranishëm, ndërsa në 11 dhjetor firmosi një akt normativ për një ndryshim ligjor, që i mundësoi një pension prej 96 mijë lekë në muaj familjes së të ndjerit. Juristë të ndryshëm e vlerësojnë si të pavend ndërhyrjen në ligj me akt normativ. 

Juristi Ledio Braho

Për Ledio Brahon “për të qenë kushtet e aktit normativ, që Këshilli i Ministrave të marrë kompetencat e Parlamentit, duhet të ndodhemi në kushtet e urgjencës, siç është pandemia dhe tërmeti, dhe nuk është ky rasti, pavarësisht vullnetit të mirë që dëshiron të tregojë qeveria”.  

Juristi Bledar Meminaj

Sipas Arbër Hoxhës, “jemi në kushte normale ku mund të bëheshin amendimet ligjore përmes Parlamentit, qoftë edhe me procedurë të përshpejtuar”.

Sipas tyre, cilësimi i si “aksidental” i humbjes së jetës së Rashës në VKM-në shoqëruese të aktit normativ, konsiderohet si paragjykim i procesit penal që po i nënshtrohet polici i akuzuar për vrasjen.

Juristi Arbër Hoxha

“Duhet të lëmë hetimin të flasë, dhe më pas të dalim në konkluzione”, shton juristi Bledar Meminaj. Përtej debatit publik, familjarët e Rashës pohuan se nuk do ta mbajnë këtë pension.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli