Shpallen fituesit e fotove më të bukura nga bota natyrore

Imazhet e mahnitshme në fotogalerinë e mësipërme ishin mes finalistëve në konkursin “Fotografi i Natyrës” për shfaqjen e bukurisë së botës natyrore.

Organizuar nga “Nature Talks”,  konkursi kishte një larmi seksionesh përfshirë peisazhin, botën nënujore, jetën e egër dhe tregimet, me 19 547 foto nga 95 vende të ndryshme.

Fituesi kryesor u shpall fotografi italian, Roberto Marchegiani, i cili u emërua Fotografi i Natyrës i Vitit për vitin 2020. Fotoja e tij ka në fokus një gjirafë në pyllin e liqenit Nakuru në Kenia, gjatë sezonit të shirave.