Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shuma marramendëse që kushton dashuria për produktet Apple

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 12:44 | Teknologji

Imagjinoni sikur jeni një adhurues i çmendur i Apple dhe keni një buxhet të pakufizuar për të blerë risitë më të fundit teknologjike.

CNN Business hulumtoi dhe zbuloi se sa kushton në të vërtetë të kesh të gjitha produktet më të shtrenjta të kompanisë Apple, e cila ka qenë gjithnjë një markë premium, për të cilën njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë.

Iphone i ri 12 Pro Max, i cili vjen me internet 5G dhe me opsione të tjera ekstra kushton 1099 dollarë. Nëse kësaj shume i shtojmë hapësirën ruajtëse 512 GB, shtohen dhe 300 dollarë, ndërsa AppleCare do të shtojë edhe 269 dollarë në blerjen tuaj. Po ashtu, çmimit të telefonit i shtohet dhe kutia e silikonit (49 dollarë) si dhe karikuesja MagSafe, që mbron telefonin dhe kushton 39 dollarë. Në total, vetëm për celularin e fundit, ju do të paguani në total 1756 dollarë.

E kripur në çmim është po ashtu ora Apple e cila e plotësuar me të gjithë aksesorët e kompanisë, shkon 1648 dollarë.

Megjithatë, këto shuma do të duken të papërfshillshme krahasuar me kompjuterin Mac, i cili me të gjitha produktet më të shtrenjta të kompanisë, përfshirë këtu edhe një “mous magjik” shkon në 62 571 dollarë.

Nëse dëshironi edhe një laptop MacBook me të gjitha opsionet e nivelit më të lartë, duhet të paguani 9016 dollarë.

Apple promovon dhe iPad-in si pajisjen që mund të jetë edhe PC dhe tablet. Prej tyre IPad Pro 12,9 inç mbetet më i shtrenjti dhe vlen 1649 dollarë.

Megjithatë, kosto e iPadit rritet ndjeshëm me opsionet ekstra duke kapur shumën e 2583 dollarëve.

Por, kompania është dhe nostalgjike dhe ka rikthyer në trend iPodet klasikë që kushtojnë 488 dollarë.

Listës së çmimeve të kripura i shtohen kufjet AirPods Pro (249 dollarë), AirPods Max (608 dollarë), HomePod (338 dollarë), Apple TV ( 228 dollarë), si dhe shërbimet e kompanisë (359 dollarë në vit).

Në total, për të pasur produktet më të mira dhe të gjitha opsionet ekstra të Apple, iu duhen 79 875 dollarë, duke përjashtuar këtu kostot e transportit, taksat dhe tarifat e tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë