Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

A janë prekur koncensionet nga rishikimi i buxhetit? Përgjigjet Denaj në "A2 Business Week"

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 21:40 | Ekonomi
A janë prekur koncensionet nga rishikimi i buxhetit? Përgjigjet Denaj

Pak orë më parë, qeveria rishikoi për herë të katërt buxhetin e këtij viti. Viti 2020 nuk ka qenë një vit i lehtë për qytetarët, biznesin dhe ekonominë. Pas tërmetit, goditja e radhës ishte pandemia e COVID-19 që po shoqërohet me një krizë të fortë ekonomike. Por, kjo nuk po ndodh vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Reagimet që kanë bërë qeveri të ndryshme ka qenë i ndryshëm në ndihmë të biznesit, qytetarëve dhe ekonomisë së tyre. Ka pasur shtete që kanë dhënë ndihma direkte, të tjerë që kanë hartuar paketa dhe kanë përdorur instrumente indirekte, si garancitë sovrane. Këtu përfshihet edhe rasti i Shqipërisë. Por, kriza nuk ka përfunduar ende. Ekonomia jonë si do të ngrihet?

Rishikimi për herë të katërt i buxhetit të këtij viti është diskutuar në studion e "A2 Business Week'' me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, dhe drejtorin Ekzekutiv të Deloitte, Shqipëri dhe Kosovë, Maksim Caslli, si dhe gazetarin Fatos Çoçoli.

Sipas Denajt, rialokimi i fondeve është një proces rutinë i përvitshëm dhe burimet për rialokime vijnë nga projekte që çdo vit nuk avancojnë në masën 100% .

https://a2news.com/2020/12/16/bizneset-kerkesat-tona-ndaj-qeverise-nuk-degjohen/

“Në rialokimin e fondeve vendin kryesor e zunë pensionistët që morën 5 mijë lekë shpërblim secili, për 675 mijë pensionistë në fondin 3.4 miliardë lekë. Nuk ngelet pas shëndetësia, dhe 1.3 miliardë lekë. 2.9 mld lekë projekte për ujin. Është reformë shumë e rëndësishme për të avancuar 30 projekte. Akti normativ nuk është emergjencë. Burimet për rialokime vijnë çdo vit nga projekte që avancojnë në masën 100% dhe ne nuk lejojmë  që të digjen fondet”.

E pyetur nëse janë prekur koncensionet nga rialokimi i fondeve, ministrja Denaj shprehet se kontratat koncensionare u prekën në fillim të vitit, ndërsa thekson se nuk është prekur fare reforma në drejtësi.

“Pjesa e rialokimit në raport me projektet e Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës nuk lidhet me koncensionet, pjesa e reformës së ujit nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë.

Kontratat koncensionale i kemi prekur në fillim të vitit, pasi ishte burim i mundshëm për të pezulluar disa koncensione si i check-up-it dhe koncesionin e laboratorëve, si dhe reduktuam dhe vlefta të koncensioneve të rrugës së Arbrit. Për reduktim të kontratave jo.

https://a2news.com/2020/12/16/denaj-tregon-se-cfare-ndodh-nese-ekonomia-stopohet-serish/

Aty ku punët publike kanë ndodhur dhe faturat akumulohen, nevoja kur ka hapësira buxhetore për të paguar duhet të ezaurohet, sepse janë detyrime në vijim. Është një produkt rutinë i një procesi ku projekte që kanë avancuar vijojnë. Ato që nuk kanë avancuar duhet të rialokohen. Nuk është prekur fare reforma në drejtësi, por ato buxhete që kanë pasur disa vonesa”.

Nga ana e tij, Caslli i shikon të nevojshme ndërhyrjet në buxhet. Sipas tij, është një veprim i duhur për shtresat në nevojë.

“Janë të nevojshme, ka impakt politik dhe nuk mund të përjashtohet. Është veprim i duhur në drejtimin e duhur. Është një lëvizje e duhur, do të ishte më mirë të ishte bërë dhe më herët, pasi shtresat në nevojë do preken më shumë në pandemi”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani