Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bizneset: Kërkesat tona ndaj qeverisë nuk dëgjohen

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 22:28 | Ekonomi
Bizneset: Kërkesat tona ndaj qeverisë nuk dëgjohen

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra, u shpreh në “A2 Business Week” se, "kërkesat e biznesit janë konkrete, por nuk janë marrë parasys” nga qeveria".

“Problemi më i madh është rënia e produktivitetit. Kemi rënie të eksporteve, pasi tregjet e huaja po përgjigjen keq. Kemi edhe shtim të papunësisë. Fundviti na gjen në situatë jo shumë të mirë”, theksoi Shkodra.

Ndërsa, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, shtoi se, “sa më shumë që ne kërkojmë, ne nuk bëjmë asgjë tjetër veçse retorikë, pasi kërkesat tona nuk dëgjohen”.

https://a2news.com/2020/12/16/kriza-nga-koronavirusi-cocoli-u-targetua-vetem-individi/

“Sipërmarrja private, që nga nisja e pandemisë, ka hartuar platformë në formën e kërkesave për qeverinë dhe kemi dy paketa ndihme për sipërmarrjen private, ku shumica e fondeve ishte e fokusuar te kompensimi i pagave. Sa më shumë që ne kërkojmë, ne nuk bëjmë asgjë tjetër veçse retorikë, pasi kërkesat tona nuk dëgjohen”, tha Jaka.

Por, sipas zv.ministrit të Financave, Besart Kadia, “bizneset janë dëgjuar”.

“Madje, u kemi kërkuar që të jenë më të detajuar në kërkesat e tyre. Janë dëgjuar dhe do të dëgjohen”, nënvizoi Kadia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë