Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Duele titulli, Inter sfidon Napolin, Juventus përballë Atalantës

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 11:54 | Futboll
Duele titulli, Inter sfidon Napolin, Juventus përballë Atalantës

Me dy supersfidat e kësaj të mërkure, Serie A do ketë një projekson edhe më të qartë se cilët do të jenë kandidatët me potencial për titull. Në mbrëmje, Inter sfidon Napolin, Juventus pret Atalantën, ndërsa Milan udhëton drejt Xhenoas. Dueli që do të luhet në “San Siro” shfaqet më i ekuilibruari ndër të tre. Inter vjen pas katër fitoresh me radhë, ndërsa skuadra e Gattusos synon të arrijë pikërisht këtë bilanc përballë zikaltërve të Contes. Disi shqetësim bën mungesa e Vidal, Sanchez dhe Hakimit për të zotët e shtëpisë, megjithatë Inter do të mbështetet në dyshen e zakonshme Lukaku-Martinez.

Në “Allianz Standium”, Juventus dhe Atalanta ndodhen në një situatë pak a shumë të njëjtë. Të dyja klubet vijnë të motivuara nga sukseset në Europë dhe të dyja klubet kanë një lojtar argjentinas çështje në skuadër.

Bardhezinjtë nuk kanë zgjidhur ende çështjen e rinovimit të Paolo Dibalas, ndërsa zikaltrit mund të shohin largimin e Papu Gomes në janar pas konfliktit me trajnerin Gasperini. Andrea Pirlo, ndërkohë, kërkon fitoren e tretë me radhë në kampion, e cila do ta mbante mes kryesuesve.

Ata që shpresojnë që të dyja këto ndeshje të përfundojnë në barazim janë kuqezinjtë e Milanit. Me një skenar të tillë, skuadra e Stefano Piloit në rast suksesi në Xhenoa do të shkëputej edhe më shumë në vendin e parë në tabelë. Pa Ibran, Kjaer Gabbia apo Bennacer, Milan kërkon të rikthehet te fitorja, por edhe të tregojë se mund të vazhdojë me ritme të larta edhe në emergjenca të tilla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë