Fonde për bonusin, ndihmën ekonomike dhe votimin elektronik. Qeveria ndryshon sërish buxhetin

denajjj 1100x620

Qeveria ka rishikuar për herë të katërt buxhetin e këtij viti, përmes një tjetër akti normativ. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, listoi zërat ku do të rialokohen fondet shtesë nga buxheti, si shuma prej 34 milionë dollarësh për shpërblimin e fundvitit për pensionistët.

Më shumë fonde do të shkojnë edhe për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale, shpronësimet, reformën e ujit, arsimin dhe zgjedhjet.

“Ky akt ishte i domosdoshëm në kushtet e finalizimit të një viti të vështirë. Një vit që përballuam dy goditje si tërmeti dhe pandemia. Qeveria po alokon një fond shtesë prej 1,4 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale. 400 milionë lekë shkojnë për spitalet në përballim të pandemisë. 1 miliard lek shkojnë për skemën e ndihmës ekonomike dhe paaftësinë”, u shpreh Denaj.