Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kriza nga koronavirusi, Çoçoli: U targetua vetëm individi

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 22:02 | Ekonomi
Kriza nga koronavirusi, Çoçoli: U targetua vetëm individi

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, deklaroi në A2 Businness Week se qeveria targetoi vetëm individin me pagat e luftës.

“U targetua individi nëpërmjet pagës së luftës. Ne nuk kemi atë kulturë të punës, të tillë që të punojmë fort me individin. Ndoshta ishte situata e veçantë që na bëri të targetojmë individin, por vetë bizneset thanë se kjo gjë i bëri punonjësit dembelë. Më pas, targetimi ndryshoi drejt sektorëve, por mendoj se ndihma duhet të ishte më e madhe. Mbështetja është gjithnjë jo e mjaftueshme, por qasja e parë e gabuar na frenoi disi. Nuk është faji i askujt, pasi ishte situatë e paparashikuar”, tha Çoçoli.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, u përgjigj se, “fokusi nuk ishte individi, por biznesi i vogël”.

Ndërsa, sipas Maksim Casllit, drejtor ekzekutiv i “Deloitte” në Shqipëri dhe Kosovë, “ndihma e qeverisë është që të mbajë gjallë bizneset derisa të vijë pika e shpresës, por asnjë nuk e di se kur do të vijë kjo kohë”.

Në lidhje me rritjen ekonomike, që qeveria e parashikon 5,5%, Denaj theksoi: “Kriza nuk është vetëm krizë konsumi, por edhe besimi. Investimet do të kenë mundësinë që të hedhin në ekonomi likuiditet për bizneset. Ne do të ngrijmë shumë nga investimet nëse ekonomia stopohet sërish, por punët do të ndërpriten dhe do të zhvendosen në vite të tjera. Nëse vonojmë rrugët, vonojmë lidhjen mes qyteteve dhe zhvillimin ekonomik”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu