Raporti i “Transparency International”, PD: Faktohet kapja e shtetit, korrupsioni vullnet i Ramës

Për Partinë Demokratike, raporti i fundit i “Transparency International” faktoi ato që kishte denoncuar prej vitesh: mosndëshkimi për korrupsionin e niveleve të larta dhe hartimi i ligjeve për të bërë më shumë korrupsion.

“Ligjet preferenciale që ne kemi denoncuar, si ai i Korporatës së Investimeve ose ai për Teatrin, ligje që ulin taksat për sektorë preferencialë si ai minerar, ndërkohë që për 97% të bizneseve shqiptare janë rritur taksat, janë provë e kapjes së shtetit. Ligji i lojërave të fatit citohet specifikisht në raport, diçka që mazhoranca e mbrojti dhe promovoi, qokë për bizneset në atë sektor”, deklaroi Jorida Tabaku.  

Një tjetër akuzë e faktuar nga raporti, sipas PD, është dhe ajo se krimi mbështeti pushtetin. “Me emër dhe mbiemër, njerëzit që kanë blerë vota me krimin e kanë lehtësuar trafikun ndërkombëtar të drogës”, shtoi Enkelejd Alibeaj.

Raporti i fundit i Transaparency International, fokusohej te kapja e shtetit si fenomen i vendeve të Ballkanit.