Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tregtia e jashtme, porti i Durrësit, 29% më shumë volum mallrash se nëntori 2019

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 14:24 | Ekonomi
Tregtia e jashtme, porti i Durrësit, 29% më shumë volum mallrash

Të dhënat zyrtare flasin për një rekuperim të tregtisë së jashtme gjatë muajve të fundit.

Pas raportit të INSTAT për rikthimin e eksporteve të mallrave në nivelet e një viti më parë në tetor, Autoriteti Portual i Durrësit zbulon shifra më premtuese për muajin nëntor.

Në portin më të madh të vendit, gjatë muajit të kaluar u përpunuan mbi 380 mijë tonë mallra, ose 85 mijë ton më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Krahas rritjes me 29%, kjo përkon edhe me volumin më të madh të përpunuar prej Portit të Durrësit gjatë këtij viti.

Edhe pse statistikat janë pozitive, nuk mund të flasim ende për një rimëkëmbje të plotë të tregtisë së jashtme. Kjo për shkak se ajo do të jetë e varur nga situata me pandeminë në partnerët kryesorë si Italia dhe Spanja.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu