Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Dhurata” e Pfizer për SHBA, shpërndau 40% më shumë doza në shishet e vaksinave

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 13:05 | Bota
“Dhurata” e Pfizer për SHBA, shpërndau 40% më

Pfizer/Biontech kanë vaksina ndaj Covid-19 me bollëk, më shumë nga se parashikohej. Është një dhuratë për Krishtlindje, edhe pse jo vullnetare, që kompania farmaceutike shumëkombëshe iu ka bërë amerikanëve.

Kontigjenti i parë i dozave, sipas kontratës mes Pfizer/Biontech dhe qeverisë federale të SHBA-së, parashikonte shpërndarjen fillestare të 3 milionë dozave. Por, është zbuluar se janë më shumë se aq, ndoshta 40% më shumë.

Konstatimi i “bujarisë” së Pfizer/Biontech erdhi nga disa grupe farmaceutike të ngarkuara me shpërndarjen. Përgjegjësit kanë zbuluar se një vial përmban më shumë se 5 doza, të deklaruara nga kompania prodhuese e vaksinës.

Duke përdorur të gjithë përmbajtjen e flakonit të mundshëm mund të arrihet deri në 6 apo 7 doza. Injektuesit e vaksinës kanë kërkuar autorizimin e Administratës për Ushqimin dhe Ilaçet, FDA, për të shmangur që praktika të konsiderohet e paligjshme apo e rrezikshme.

Pas verifikimeve erdhi dhe drita jeshile: shishet mund të boshatisen deri në pikën e fundit, duke bërë që të arrihet një sasi vaksinash më e lartë nga se mendohej.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën imunizimin ndaj Covid-19 të hënën, pas autorizimit nga FDA për pëdorim emergjent të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer/Biontexh. Ata që morën dozën e parë ishin fillimisht anëtarë të personelit shëndetësor, të ndjekur nga të moshuarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë