Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ish-krerët e UÇK përballë Gjykatës Speciale, seanca e radhës në janar

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 14:54 | Kosova
Ish-krerët e UÇK përballë Gjykatës Speciale, seanca e

Gjykata Speciale mbajti një tjetër seancë për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi morën pjesë përmes videokonferencës dhe nuk bënë asnjë ndërhyrje.

Prokuroria Speciale nuk dha një datë për përfundimin e hetimeve dhe kërkoi që ato të mos ndërpriten. Avokatët mbrojtës të ish-luftëtarëve të UÇK-së përsëritën deklaratën se nevojiten të paktën 18 muaj për përgatitje rreth hetimeve, ndërsa prokurorët njoftuan se dosjen hetimore do ta dorëzojnë vetëm 3 muaj para fillimit të gjyqit.

Seanca e radhës e Gjykatës Speciale mbi ecurinë e çështjes do të mbahet në fund të janarit. Në fillim të procesit, katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë deklaruar të pafajshëm për aktakuzat për krime lufte dhe kundër njerëzimit. Ata po mbahen në paraburgim në Hagë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë