Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kur të arreston Santa Claus dhe elfët e tij

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2020, 14:28 | Kapur në kamera
Kur të arreston Santa Claus dhe elfët e tij

Policët e antidrogës në Peru, të veshur si Santa Claus, dhe ndihmësit e tij elfë, arrestuan disa trafikantë droge gjatë bastisjes së punishtes së tyre në Vila El Salvador, një lagje në periferi të kryeqytetit Lima.

Video e publikuar nga policia peruane tregon sesi efektivët e policisë prishin derën dhe prangosin njërin prej trafikantëve. Gjatë operacionit, policia arrestoi edhe një person që dyshohet se është kreu i grupit kriminal “Los Flaquis”, Luis Antonio Oquendo Machuca, dhe katër persona të tjerë.

Gjithashtu u sekuestrua kanabis, kokainë dhe një pistoletë, tha koloneli Fredy Velasquez, i cili sqaroi se veshja e maskimeve festive u bë për t’i kapur në befasi keqbërësit.

https://youtu.be/99NtidnCums

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli