Rigjallërohen eksportet, rriten me 10,5% në nëntor, fasonët ende në krizë

eksportettte 1100x620

Eksportet shqiptare janë rigjallëruar në muajin nëntor, duke shënuar madje një rritje me 10,5% kundrejt vitit të kaluar. Rritjen e kryeson grupi i makinerive dhe pjesëve të këmbimit, nxitur nga industria e re e prodhimit të pjesëve për makina, ndjekur nga materialet e ndërtimit, produktet bujqësore dhe produktet kimike.

Nga ana tjetër, sektori i fasonëve të veshjeve dhe këpucëve vijon të jetë në krizë, ndikuar kryesisht nga situata në partnerët kryesorë, Itali dhe Spanjë.

Për rrjedhojë, një pjesë e eksporteve është orientuar drejt fqinjëve dhe tregjeve të reja si Gjermania. Për 11 muajt e parë të vitit, situata mbetet negative, me rreth 230 milionë euro më pak mallra të eksportuar krahasuar me 2019-n.

Sa i takon importit, nëntori shënoi një rritje prej 5% krahasuar me vitin e kaluar, por duke dhënë sinjale të dobëta për ringjalljen e konsumit.