Urgjenca Kombëtare blen 36 autoambulanca

a1 1100x620

Urgjenca Kombëtare pajiset me 36 autoambulanca të reja. Burime bëjnë me dije se mjetet e shërbimit mjekësor janë blerë nga Ministria e Shëndetësisë në një prej kompanive private të makinave.

Flota e re është marrë për të qenë në gatishmëri të situatës pandemike.

Në muajin prill të këtij viti, 6 ambulanca të reja erdhën nga Turqia dhe u bënë pjesë e Emergjencave Civile.