“Lufta” në Hollivud gjatë vitit 2021

Gjatë vitit 2021, teksa bota është në pritje të shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit, me shpresën se frika nga Covid-19 do të kalojë, klientët pritet t’i rikthehen si normalisht bareve e restoranteve, arenave sportive e kinemave.

Por, teksa padurimi është i madh, po aq e ashpër është edhe lufta mes kompanive më të mëdha kinematografike, me filmat “Matrix 4”, “In the Heights” dhe “Dune”, që do të shfaqen në ekranet televizive në po të njëjtën kohë si në kinema, në pritje të premierave edhe nga Marvel Studios të serialeve “The Falcon and the Winter Soldier” dhe “Loki”.

Pandemia dhe qëndrimi në izolim ka detyruar Netflix-in dhe Disney+ që të transmetojnë disa filma e seriale, për të kënaqur audiencën, të etur për prodhime të reja, por klientët presin superprodhime gjatë vitit 2021. Jo më kot, Hollivudi do të jetë në luftë të egër gjatë këtij viti. 2020 ka qënë një vit i vështirë edhe për kompanitë më të mëdha kinematografike, me shumë prodhime që mbetën në vend-numëro për shkak të mbylljes së sheshxhirimeve, me AT&T Inc, ComcastCorp dhe Walt Disney Co, që njoftuan strategji të reja, për të mbajtur gjallë biznesin e tyre.  

Duket se këto kompani do ta marrin përgjigjen jo më herët se viti 2022 pasi 2021 do të jetë një vit prove. AT&T’s WarnerBros studio ka planifikuar t’i shfaqë premierë të gjithë prodhimet e saj gjatë 2021 në kinema, në të njëjtën ditë kur HBO Max do t’i shfaqë premierat të njëjtën ditë përmes shërbimit online, përfshirë këtu filmat e shumëpritur nga publiku si “Matrix 4,” “The Suicide Squad”, “Dune” dhe “In the Heights”, Warner Bros. thotë se strategjia e saj, të cilët drejtori ekzekutiv John Stankey e quan strategji fituese për klientët në radhë të parë, do të qëndrojë në fuqi përgjatë të gjithë vitit 2021.

Po njësoj mendon edhe regjisori Patty Jenkins:”Shpresoj qëkjo periudhë të marrë fund. Nuk e di cfarë do të ndodhë gjatë 2021-shit. Duhet tëpresim e të shohim cfarë do të ndodhë në kinema. Mendoj se nuk ka qënë njëperiudhë e mirë për regjisorët e producentët. Shpresoj që ata, bashkë mekinematë, e gjithë industria e hollivudit, të gjejë një mënyrë për ta përjetuarpo njësoj eksperiencën e kinemasë dhe filmave”.

Kompania tjetër, “Comcast’s Universal Pictures” ka zgjedhur një tjetër strategji, t’i qëndrojë besnike kinemasë dhe premierave atje. Ajo do ta nisë vitin me premierat e “Sing 2” dhe “Minions: The Rise of Gru”

Përmes shërbimeve tësaj online, ka zgjedhur edhe Disney të operojë duke nisur nga festat e fundvitit. Kompania do të transmetojë live në televizion, 10 seri të reja nga çdo serial i Marvel dhe “Star Wars”. Bëhet fjalë për premiera të thuajse 100 titujve të ri, që do të shfaqen gjatë të gjithë vitit, në një shumë të përllogaritur prej 16 miliardë dollarësh, që do të shkojnë në arkën e Disneyt.

Nga 6.99 dollarë në muaj, Disney do ta rrisë abonimin për klientët e saj në 7.99$ në muaj në Shtetet e Bashkuara dhe me 2 euro në Europë, nga 8.9 në 10.9 euro.

Këto ndryshime, edhe pse të planifikuara, nuk do të hynin në fuqi kaq shpejt, por pandemia nxiti regjisorët, por edhe kompanitë prodhuese të vepronin gjatë periudhës së pandemisë.