Fotoja perfekte kur rrufeja godet kraterin e vullkanit

krateri 1100x620

Një fotograf i “Reuters” kapi një foto mahnitëse të rrufesë që godet vullkanin në Japoni. Sakurajima është një nga vullkanet më aktive në botë.

Fotoja tregon momentin kur rrufeja godet kraterin e vullkanit. Goditja mesatare e rrufesë zgjat rreth 30 mikrosekonda, ose 0,00030 sekonda, duke e bërë këtë foto edhe më të jashtëzakonshme.

Rrufeja vullkanike është një fenomen i zakonshëm, por pak i kuptuar, pasi vullkanet aktive janë të vështira për t’u studiuar nga afër.