Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Meta dekoron aktoren e “Pallatit 176”

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 11:29 | Kulturë

Presidenti Meta ka dekorua artisten e shquar të kinematografisë, Elida Janushi dhe kino-operatorin e mirënjohur, Dhimitër Lala me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Kreu i Shtetit e dekoroi aktoren e mirënjohur Elida Janushi, me motivacionin: “Në vlerësim të mjeshtërisë së rrallë aktruese si dhe të kontributeve ndaj artit e kinematografisë shqiptare, të dhëna përmes roleve të shumta të luajtura në skenë dhe ekran”

“I lumtur të vlerësoj një artiste shumë të dashur për publikun, aktoren e mirënjohur të skenës dhe filmit shqiptar, Elida Janushi.

Falë talentit natyral dhe interpretimit të mrekullueshëm artistik, zërit potent e me shumë ngjyrë, galeria e dhjetëra roleve kryesore e të rëndësishme të interpretuara prej saj është e plotë dhe e larmishme.

Por, një nga figurat më të dashura dhe më popullore, që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e spektatorit shqiptar, është ajo e gruas së Jovan Bregut në komedinë ‘Pallati 176’, shkruan presidenti Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë