Shpërblimi i fundvitit, pensionistët: Na japin bonus, por çmimet rriten

Nga kjo e hënë, pensionistët do të kenë në xhepat e tyre 5 mijë lekë të reja më shumë për shpenzimet e fundvitit.

Bonusi që qeveria vendos të japë për këtë kategori nuk i ka gëzuar sa duhet të moshuarit. Sipas tyre, ka qenë një vit i vështirë dhe me kosto të larta për shëndetin dhe ekonominë familjare.

Në prag të ndërrimit të vitit thonë se duhet të tregohen selektiv për përzgjedhjen e produkteve ushqimore. Luhatjen e çmimeve e ndiejnë edhe qytetarët. Më shumë i rëndojnë pagat e ulëta që ata marrin duke i kushtëzuar në blerje.

Pandemia e Covid 19, i bëri shqiptarët edhe më kursimtar, pasi përballja me këtë sëmundje është shoqëruar me kosto të larta.