Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e 25-vjeçarit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitë në familjen Rasha

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 18:37 | Aktualitet
Vrasja e 25-vjeçarit, ministri i Brendshëm, Bledi

Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi, vizitoi familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçari që u qëllua për vdekje nga efektivi i repartit Shqiponja, Nevaldo Hajdaraj.

Pak ditë pasi mori detyrën e re, ministri Çuçi i shoqëruar nga kreu i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku dhe zëvendësdrejtori i policisë, Albert Dervishaj, u takuan me familjarë të 25-vjeçarit të ndjerë.

Familjen Rasha e kanë vizituar dhe kryeministri Rama, ministrja Elisa Spiropalisi dhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Për vrasjen e 25-vjeçarit në kryeqytet u zhvilluan protesta, ndërsa Sandër Lleshaj paraqiti dorëheqjen. Procesi ndaj efektivit Hajdaraj po zhvillohet në gjykatën e Tiranës, ndërsa në seancën e njohjes së masës së sigurisë ai shprehu pendesë të thellë për ngjarjen e rëndë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë