Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Alarmi i Interpol: Mafia mund të grabisë, trafikojë dhe falsifikojë vaksinat

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 14:36 | Bota
Alarmi i Interpol: Mafia mund të grabisë, trafikojë dhe

Vaksina ndaj Covid-19 është ari i lëngshëm i 2021, thënë ndryshe, gjëja më e çmuar e vitit të ardhshëm. Duke marrë shkas nga kjo, Interpoli paralajmëron se grupet mafioze dhe ato kriminale janë të përgatitura për grabitjen dhe trafikimin e dozave në tregun e zi.

Me shpërndarjen e vaksinave do të rritet në mënyrë drastike edhe kriminaliteti”, thotë drejtuesi i Interpol, Jurgen Stock, për mediat gjermane: “Do të shohim grabitje në magazina dhe sulme të ndryshme në operacionet e shpërndarjes së vaksinave. Korrupsioni do të jetë mbizotërues në shumë vende, që njerëzit ta marrin më shpejt këtë të mirë shumë të çmuar”.

Ai shton se përhapja e virusit, i shfaqur fillimisht në Azi e më pas në të gjithë botën, është pasuar me një valë kriminaliteti, fenomen të cilin e konsideroi një pandemi më vete: “Grupet kriminale kanë menduar që nga minuti i parë i përhapjes se si të përfitojnë nga Covid-19. Në vend që të përfitojnë nga ilaçet, janë spostuar shumë shpejt në produkte false higjieno-sanitare, antiviralë dhe maska false”.

Stock thotë se edhe tani, ende pa një aprovim masiv të vaksinës, bandat kriminale kanë bërë gati doza false që po i shesin në tregun e zi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani