Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Maqedonia e Veriut anulon të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 12:44 | Ballkani
Maqedonia e Veriut anulon të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka njoftuar ndalimin e të gjitha fluturimeve në Britaninë e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në këtë vend.

Përmes një statusi në facebook, kreu i qeverisë maqedonase informoi se do ketë izolim të detyrueshëm 14-ditor për të gjithë udhëtarët që vijnë në rrugë ajrore ose tokësore direkt, ose indirekt nga Britania e Madhe për në Maqedoninë e Veriut.

“Pas informacioneve të fundit në lidhje me shfaqjen e përhapjes së përshpejtuar të koronavirusit të Britanisë së Madhe, sot Komiteti i ekspertëve për COVID-19 ka marrë vendimin për ndalimin e të gjitha fluturimeve nga Britania në Maqedoninë e Veriut.

Përveç kësaj, është vendosur edhe një vetizolim i detyrueshëm 14-ditor, për të gjithë udhëtarët që vijnë direkt ose indirekt nga Britania e Madhe në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Zaev.

A2 CNN Livestream

Dita jonë