Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tokyo 2021, 900 milionë dollarë shpenzime për masat anticovid

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 16:36 | Sporte të tjera
Tokyo 2021, 900 milionë dollarë shpenzime për masat anticovid

900 milionë dollarë do të shpenzohen nga organizatorët e "Lojërave Olimpike” të Tokios vetëm për të parandaluar përhapjen e Covid-19 gjatë periudhës së garave, verën e ardhshme.

Në Tokio po punohet për të ndërtuar sistemin më të mirë të mundshëm të mbrojtjes kjo për faktin se krerët e qeverisë kanë vendosur që Olimpiada do të zhvillohet me çdo kusht.

Buxheti përfshin, infrastrukturën për testimet, klinika të lëvizshme, apo masa në qendrat e përpunimit të pijeve dhe ushqimeve. Shtyrja me një vit e "Lojërave Olimpike" i ka kushtuar organizatorëve 2,8 miliardë dollarë duke e çuar totalin e shpenzimeve për zhvillimin e saj në 15,4 miliardë dollarë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani