Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Elon Musk ka tentuar ta shesë Teslan te kompania Apple

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 22:36 | Teknologji
Elon Musk ka tentuar ta shesë Teslan te kompania Apple

Ceo i kompanisë Tesla, Elon Musk zbuloi se në vitin 2017 ka tentuar të takojë drejtorin e Apple, Tim Cook, për t'i propozuar që të blejë kompaninë e tij.

Musk tha se asokohe Tesla po përjetonte ditët e saj më të errëta dhe çmimi i propozuar ishte sa 1/10 e vlerës aktuale. Sipas Forbes, vlera e kompanisë për vitin 2020 arrin në 640 miliardë dollarë.

Kjo deklaratë e Musk erdhi pasi agjencia e lajmeve Reuters raportoi se gjiganti Apple është duke tentuar të zhvillojë një makinë autonome të pasagjerëve deri në vitin 2024.

Nëse kjo do të ndodhë, kompanitë Apple dhe Tesla do të jenë konkurentë të drejtpërdrejtë në biznesin e makinave pa shofer.

Musk e quajti vendimin e Apple të çuditshëm ndërsa gjiganti i teknologjisë ende nuk ka komentuar mbi çështjen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu