Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tirana, “çmenduri” financiare për Ferhan Hasanin

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 16:47 | Futboll
Tirana, “çmenduri” financiare për Ferhan Hasanin

Oferta e parezistueshme e bardhebluve është 10 mijë euro pagë mujore.

Gjithashtu, për ta bindur lojtarin, presidenti Refik Halili i ka premtuar se çdo pagesë që bëhet nga UEFA për angazhimet e lojtarëve me ekipin Kombëtar, duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në Euro 2021 do të kalojë në llogari të sulmuesit.

Në total, bëhet fjalë për një shifër nga 80 mijë deri në 100 mijë euro, e cila i shtohet pagës së Ferhan Hasanit.

“Buba”, siç e njohin ndryshe, mesfushorin e mirënjohur nga Tetova, i cili për momentin është futbollist i lire, ka talentin, eksperiencën dhe klasin që mund t’i ndihmojnë bardheblutë të zgjidhin disa nga problemet që kanë hasur në këtë fillimsezoni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë