Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vetingu i hoqi statusin e magjistrates, Qirjako kërkon shfuqizimin në KPA

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 11:32 | Aktualitet
Vetingu i hoqi statusin e magjistrates, Qirjako kërkon shfuqizimin në

Qirjako kërkon në KPA shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë të vetingut, qe i heq asaj të drejtën për t'u kthyer në sistemin e drejtësisë për 15 vite.

Kjo pikë është në vendimin e KPK, që ndërpreu vetingun për Qirjakon, me pretendimin se ajo kishte hequr dorë nga statusi i magjistrates.

Por, sipas Qirjakos vendimi i KLGJ, që i ka hequr asaj statusin është i paligjshëm. Në seancën e sotme në KPA, Qirjako kërkon pezullimin e gjykimit, derisa Apeli Administrativ të shqyrtojë ankimin e saj kundër vendimit të KLGJ, që i përfundoi statusin e magjistrates.

KPA vendosi me shumicë votash shtyrjen e seancës për në datë 21 janar, në mënyrë që të merret informacion se në çfarë statusi është çështja në Apelin Administrativ.

A2 CNN Livestream

Dita jonë