Garë e ashpër për titull në Francë

Përditësuar më: 24/12/2020, ora 09:44
mbappe dimaria 1024x554

Garë e ashpër për titull në Francë

Përditësuar më: 24/12/2020, ora 09:44

Gara vijon të jetë e fortë në kampionatin francez të futbollit, me tre skuadra të cilat po shfaqen pretendente për titull.

PSG vijon të mbetet në vendin e tretë, kjo për shkak se Lille dhe Lyon nuk po gabojnë javë pas jave.

Kampionët bënë detyrën përballë Strasburgut në ndeshjen e fundit të këtij viti, duke fituar 4-0. Lille arriti një fitore tepër të vështirë, 3-2, përballë Montpellier, por në këtë formë dorëzoi kreun e klasifikimit, të cilin këtë fundvit e gëzon skuadra Rudi Garcias.

Lyon mposhti pastër 3-0 Nantes dhe kryeson pas 17 javësh kampionat.