Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kushtetuesja funksionale, juristi: Dy anëtarë në shkelje të ligjit, do të sjellin probleme

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 21:33 | Aktualitet
Kushtetuesja funksionale, juristi: Dy anëtarë në shkelje të

Një ditë më parë, presidenti dekretoi emrin e Përparim Kalos si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse e paplotë, pasi duhen 9 anëtarë që kjo gjykatë të jetë, sipas ligjit funksional, përsëri kjo u quajt një arritje pasi në limitet e kohës së premtuar që do të ishte fundi i dhjetorit, kjo gjykatë duhet të kishte të paktën një këmbë aktive.

Pavarësisht matematikës që e lejon, më në fund këtë gjykatë të mblidhet dhe të ketë numrin 5 si përcaktuesin e marrjes së vendimeve, përsëri fenomeni është i ngjashëm me atë të numrave në kuvend. Njësoj si në parlament, ku numri nuk është 140 po përsëri quhet funksional edhe në këtë rast numri 6 i Kushtetueses duket se i ngjajnë të njëjtës frymë.

https://a2news.com/2020/12/23/kushtetuesja-funksionale-hysi-do-te-nise-menjehere-shqyrtimi-i-shume-dosjeve/

Pas betejës për numrin 6, tashmë jemi futur në betejën e numrit 7. Për këtë ishte i ftuar në studion e A2 juristin Ledio Braho.

Ai tha se dy gjyqtarët e fundit të Kushtetueses janë zgjedhur në kundërshtim me ligjin dhe kjo mund të sjellë pasoja për vendimet në vijim. Ai sqaroi se tashmë kjo gjykatë mund të shqyrtojë dosjet e nxehta, por të pakënaqurit mund të ankimojnë vendimin, i cili do të rrëzohej, sipas tij, për shkak të zgjedhjes së 2 gjyqtarëve të fundit.

https://a2news.com/2020/12/23/kushtetuesja-funksionale-por-veshtiresi-ne-vendimmarrje/

“Ajo që më bën të kthej kokën pas është mënyra se si u zgjodhën dy anëtarët e fundit. Edhe presidenti e ka një ndjesi faji, pasi edhe emërimi i tij edhe emërimi i parlamentit bie ndesh me ligjin për Gjykatën Kushtetuese. Duhet të ishin së paku 3 kandidatë për secilën listë, në mënyrë që të bëhej përzgjedhja. Kjo mund të sjellë problematika në të ardhmen, pasi palët që mund të mos jenë dakord me vendimet e Gjykatës Kushtetuese mund t’i godasin këto vendime në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut sepse do t’i konsiderojnë si dy gjyqtarë të zgjedhur në kundërshtim me ligjin. Së fundmi, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka një praktikë për gjyqtarët e zgjedhur në kundërshtim me ligjin, jemi në kushtet e gjykatës pa u krijuar me ligj, e cila bie ndesh me nenin 6 të Konventës Europiane. Palët që nuk do të jenë të kënaqur me vendimet do të shkojnë në këtë gjykatë”, u shpreh Braho.

https://a2news.com/2020/12/24/betohet-anetari-i-gjashte-i-gjykates-kushtetuese-perparim-kalo/
https://a2news.com/2020/12/24/betimi-i-anetarit-te-gjashte-gjykata-kushtetuese-sot-eshte-nje-dite-e-shenuar-per-vendin/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli