Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mijëra qytetarë të Kosovës, drejt vendlindjes për të festuar

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 11:14 | Kosova
Mijëra qytetarë të Kosovës, drejt vendlindjes për

Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet e automjeteve dhe qytetarëve në të dyja anët e kufirit të përbashkët, Shqipëri-Kosovë.

Fluks më të madh lëvizjesh ka në hyrje të Kosovës, ku pjesa dërrmuese janë emigrantë që kthehen pranë familjeve të tyre në Kosovë.  

Autoritetet kosovare kanë vendosur në pikat doganore ekipe mjekësore që bëjnë matjen e temperatures, ndërsa test PCR negativ nuk kërkohet. Edhe pse është vendosur që kushdo që futet duhet të vetëkarantinohet, të paktën një javë, ky fakt nuk i ka frenuar që ata të rikthehen për festa pranë familjeve të tyre.

Përveç rrugëve tokësore, një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve nga Kosova vijnë edhe nëpërmjet Portit të Durrësit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani