Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Përjashtimi i Gurakuqit, përplasje “online” mes tij dhe ish-Presidentit Nishani

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2020, 14:33 | Politikë
Përjashtimi i Gurakuqit, përplasje “online” mes tij dhe

Në Partinë Demokratike, të gjithë janë në pritje të zbulimit të emrave të drejtuesve politikë të fushatës sipas qarqeve. I fundit ishte ai i Shkodrës, Helidon Bushati. Ish-paraardhësi i tij, Romeo Gurakuqi, që kryesoi listën e deputetëve të PD-së në Shkodër në 2017, ka ankesa për eliminimin e tij nga lista e kandidatëve potencialë të zgjedhjeve të ardhshme së bashku me 19 ish-deputetë të tjerë.

Në fund të tetorit, është ankuar në gjykatën e partisë dhe në mungesë të përgjigjes prej saj, kërkon prej kryetarit, Lulzim Basha, të shfuqizojë përpjekjen sabotuese të komisionit për kandidatët, e kryesisht Bujar Nishanit.

“Pa asnjë respekt për detyrën e ngarkueme, pa pikën e seriozitetit dhe përulësisë ndaj shansit të dhanun për të lanë nji herë një emër të mirë ndershmërie e drejtësie, pa asnjë metodologji, Komiteti i Shpëtimit Publik-Mehmeti II, i gjendur pa prit dhe pa kujtue sërish në një vend nderi në Selinë mbi të cilën vodhën vrer për 3 vite me radhë, e përdoren shansin e dhanun jo për bashkim, por për “hakmarrje zemërthyerish” të modelit 2017: “dogjën” çdo raport koordinatorësh, nuk morën parasysh asnjë votim të anëtarësisë së PD, ilegalisht, në formë shantazhi, nxorën një listë me rreth 20 ish-deputetë të skualifikuar pa dhënë asnjë argumentim”, shkruante Gurakuqi.  

Ky status i Gurakuqit nervozoi ish-presidentin Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të partisë, pjesë e komisionit për kandidaturat: “Romeo i 2017 është bashkuar me korin e korbave, të tmerruara nga përparimi, civilizimi dhe vizioni i jetësuar prej Partisë Demokratike në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për listën e deputetëve. Unë mendoj se vemjet po nuk i dezinfektove, ato kthehen në krimba e gangrenizojnë gjithnjë e më shumë”.

Krahas etiketimeve si llaxore korridoresh dhe shpifës, ish-ministri i Brendshëm i sugjeron Gurakuqit të lexojë 2 dosje të Sigurimit të Shtetit për rekrutimin e “satelitit dhe vigjilentit”, çka bëri që ish-deputeti të publikonte dëshminë e pastërtisë së figurës të marrë nga Autoriteti i Dosjeve.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani