Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Covid-19 shtyn një ndeshje të NBA

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 08:54 | Sporte të tjera
Covid-19 shtyn një ndeshje të NBA

Ndodh për herë të parë edhe në NBA. Ndërsa sezoni i ri sapo ka nisur, një prej ndeshjeve të javës së parë nuk u zhvillua. Shkak është Covid-19, i cili është ende prezent në skuadrat amerikane të basketbollit, raste të cilat pak javë përpara nisjes së kampionatit, arrinin deri në mbi 50 të infektuar.

Situata tashmë është përmirësuar, megjithatë Houston Rockets nuk mundi të luajë përballë Oklahoma City Thunder, për shkak se kishte më pak se 8 basketbollistë të disponueshëm, çka është dhe numri minimal për t’u paraqitur në ndeshje. Ndeshja u vendos që do të luhet në një ditë tjetër, megjithatë për Rockets ky duket shqetësimi më i vogël.

Ylli i tyre, James Harden, është pezulluar pa afat nga drejtuesit e NBA për shkak se ka thyer protokollin sanitar. Harden, i cili e kaloi koronavirusin gjatë verës, mori pjesë në një festë të organizuar në një strip klub, por rregullorja e NBA për masat anti-Covid e ndalon në mënyrë kategorike frekuentimin e vendeve të mbyllura me më shumë se 15 persona, për rrjedhojë Harden do të mbetet i padisponueshëm për skuadrën deri në një komunikim të dytë nga NBA.

3 basketbollistë të Houston rezultuan pozitivë nga testimet dhe 4 të tjerë u vendosën gjithashtu në izolim për shkak se kishin pasur kontakt të drejtpërdrejtë me ta. Kampionati amerikan i basketbollit, ndryshe nga sezoni i kaluar që u zhvillua me sistem grumbullimi në një vend të vetëm, këtë edicion do të udhëtojë nga njëri shtet në tjetrin, por akoma pa praninë e tifozëve. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani