Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Deklaratat shokuese të basketbollistit amerikan: Kam vdekur në 13 prill

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 10:46 | Sporte të tjera
Deklaratat shokuese të basketbollistit amerikan: Kam vdekur në 13

Karl-Anthony Towns, ylli i Minnesota Timberwolves në NBA, ka bërë disa deklarata shokuese pas fitores së parë sezonale të ekipit të tij.

Ai doli para mediave dhe fitoren ia dedikoi nënës së tij, e cila vdiq këtë vit (13 prill), në moshën 59-vjeçare, nga koronavirusi. Por, dha edhe disa deklarata shqetësuese kur u pyet mbi ndjesitë që ka për fillimin e sezonit të ri në NBA, krahasuar me vitet e tjera.

“E dini çfarë? Nuk e njoh më veten dhe nuk më kujtohet se si jam ndjerë vitet e kaluara. As më kujtohet dhe as më intereson. Di vetëm çfarë ka ndodhur duke nisur nga 13 prilli. Ju mund të më shikoni duke qeshur, por ai Karl që keni njohur ka vdekur në 13 prill dhe nuk kthehet më. Nuk e mbaj mend atë njeri, nuk e di se kush është. Ju po flisni me trupin tim, por shpirti im ka vdekur tashmë”, tha 25-vjeçari.

https://a2news.com/2020/12/08/ylli-i-nba-tregon-dramen-e-tij-me-koronavirusin-kam-humbur-7-familjare/

A2 CNN Livestream

Dita jonë