Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fushata e kandidatëve, Bylykbashi: Priten më shumë shpenzime dhe mashtrime

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2020, 15:55 | Politikë
Fushata e kandidatëve, Bylykbashi: Priten më shumë shpenzime dhe

Fushata zgjedhore nis pas 3 muajsh. Por Oerd Bylykbashi, njeriu që në emër të Partisë Demokratike ka negociuar ndër vite reformën zgjedhore, parashikon jo vetëm rritje drastike shpenzimesh kësaj here. “Hapja e listave do të çojë në rritje dramatike të financimit të fushatës zgjedhore dhe do të ketë edhe mashtrim në raport me çfarë do të deklarohet”, thotë ai në një intervistë për A2.

Nëse deri tani për shpenzimet kanë qenë kryesisht në fokus qeveria dhe partitë, tani, krahas betejës për partinë, kandidatët do të bëjnë dhe luftë votash brenda llojit. Kjo, për shkak të garës me lista të hapura që u përcaktua me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor jokonsensual të 5 tetorit. Ndërkohë, që më herët, Këshilli Politik kishte dakordësuar rregullat vetëm për subjektet politike në fushatë.

“Dhe nëse ia vjedhin votën brenda përbrenda njërës parti, apo të tretë, ai nuk ka të drejtën e ankimit, nuk ka rregulla për qasjen e tij në media, nuk ka rregulla për financën, pra si do mbledhë para dhe si do i shpenzojë. Ne ulëm shumë çatinë e financimit për t'u kursyer shqiptarëve para në procesin zgjedhor, por (pas ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor pa PD) u është dhënë mundësi kandidatëve të shpenzojnë pa fund”.

Kur Edi Rama po lufton për mandatin e tretë, për të siguruar rotacionin, Partia Demokratike pritet të luftojë me emrat. “Aseti më i madh që ka opozita janë emrat: kandidatë që e kanë profilin e tyre të pastër, kanë kontribut”, thotë Bylykbashi.

Por, forma e garimit në 25 prill kërkon kujdes. “Një lidership partie duhet të ketë shumë kujdes që kandidatin që do të vendosë në listën e një qarku ta ketë kandidat që është me lidhjen më të qartë të mundshme në atë qark, sepse është si puna e pemës. Një pemë mbillet aty ku rrënjët e saj përputhen me terrenin, sepse po ta çosh diku ku nuk ka lidhje ajo lloj bimësie, pema do të thahet, rezultati do të jetë më i ulët”.

Por 25 prilli do të jetë jo vetëm test i politikës, por edhe i drejtësisë që këtë here ka përgjegjësi më të fortë kundër krimit elektoral. “Deri më sot, SPAK ka treguar se është shumë larg asaj që pritet. Shitblerja e votës dhe këto zgjedhje do të jenë provë e madhe për të, për të thënë a e justifikon SPAK këtë”. ' 

Votat e fundit për ligjet e marrëveshjes së 5 qershorit u dhanë në mbyllje të sesionit parlamentar, ndërkohë po në kuadër të rregullave të reja KQZ miratoi aktin që ndalon qeverinë të japë koncesione dhe mbështetje financiare për projekte të paplanifikuara, 4 muaj para zgjedhjeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli