“Tullumbacja” 91 milionë dollarëshe dhe skulpturat më të shtrenjta të shitura në ankand

Njerëzimi gjithmonë ka pasur impulse artistike, që prej epokës së paleolitit, kur edhe janë gdhendur në shkëmbinj figurat e para nga dora e njeriut. Përgjatë historisë, nuk dihet se që prej kur, njerëzimi edhe i ka koleksionuar këto vepra arti, shpesh duke paguar edhe shuma marramendëse për t’i përvetësuar.

Në galerinë e mësipërme do të gjeni skulpturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand. Disa janë të lashta, disa janë në bronz, por ka edhe skulptura prej tullumbacesh që futen në listën e 10 më të shtrenjtave.