Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Korça përtej shkëlqimit: Familje pa çati dhe pa bukë pas pazarit të vjetër

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 12:21 | Sociale
Korça përtej shkëlqimit: Familje pa çati dhe pa

Në çdo fundvit, Korça shihet si një destinacion për të kaluar festat. Por, përtej shkëlqimit që ky qytet merr për festat, jo shumë larg qendrave më të vizituara, ka familje që nuk kanë një tavan mbi kokë dhe as bukë për të ngopur fëmijët dhe veten.

A2 u ndal në 3 familje që jetojnë prej 25 vitesh pas Pazarit të Vjetër të Korçës, me kompesata, plastmasë, tavane të rrënuara dhe larg festave apo tavolinave të tejmbushura për festa. Për lodra fëmijësh apo dhurata të tjera nuk bëhet fjalë edhe pse dëshirat e tyre nuk mungojnë.

Ata thonë se të ardhurat që kanë nuk mjaftojnë për të mbushur barkun me bukë, e jo më të mendojnë për festa

Familjet që jetojne këtu bashkëjetojnë me shiun dhe të ftohtin, ata nuk njohin festa në këtë kohë, ndërsa duket se dora e pushtetit për ta nuk ekziston.

Shprehja e Migjenit për mjerimin si një kafshtatë që nuk kapërdihet gjen vend në këto familje në fund të vitit 2020. E ndërsa luga bosh me premtime nuk mungon, ata vijojnë të mbijetojnë me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë