Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Situata me pandeminë, specialistët optimistë, por masat skadojnë në fillim të 2021

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 16:36 | Aktualitet
Situata me pandeminë, specialistët optimistë, por masat

Java e fundit shënoi një ulje të dukshme të përhapjes së COVID-19 në Shqipëri, pavarësisht uljes së temperaturave, çka sipas specialistëve përbënte një rrezik të shtuar për infektimin me SARS CoV-2. Por, cilat janë shkaqet që mund të ketë ndikuar në këtë situatë?

Kufizimet u shtuan ndjeshëm një javë më parë, ku përveç pezullimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe, u ul dhe fasha e orës policore.

Distancimi social, vendosja e maskave, konsumimi i ushqimeve me vitamina C dhe D, apo edhe blerja e këtyre vitaminave në farmaci, si dhe shmangia e grumbullimeve masive ishin disa prej arsyeve, sipas ekspertëve.

Deri më tani, në Shqipëri janë shënuar 56 mijë raste pozitive me COVID-19 dhe më shumë se 1100 humbje jete, ndërsa janë shëruar 31 mijë persona. Ndërkaq, javën e fundit vihet re një ulje e rasteve pozitive: më pak se 400 persona rezultojnë pozitivë në 24 orë, në kohën kur pak javë më parë shifrat pothuajse arritën në 1 mijë të infektuar në ditë.

Së fundmi, është shënuar edhe ulja e shtrimit të personave në spitale. Por, çfarë pritet të ndodhë në fillimin e vitit 2021? Shkollat do t’i rikthehen aktivitetit, sipas orientimit të Ministrisë së Arsimit që është ai i 11 janarit, siç pohon edhe Eugena Tomini i Institutit të Shëndetit Publik.

Afati i kufizimeve mbaron gjithashtu në ditët e para të 2021-shit. Shqipëria ende nuk ka një datë për mbërritjen e vaksinës anti-covid apo cilën do të përdorë, edhe pse sipas Silvia Binos, të Institutit të Shëndetit Publik, “Pfizer dhe Moderna mbeten dy mundësi”.

Mbetet të shihen sugjerimet e reja të Komitetit të Ekspertëve, të cilët gjithashtu do t’u referohen zhvillimeve të këtij fundviti për sa i përket shkallës së përhapjes së COVID-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani