Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Veriu dhe Verilindja zbardhen nga reshjet e dëborës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 11:03 | Aktualitet

Reshjet e borës mbuluan disa zona në veriun e Shqipërisë, ndonëse densiteti mbetet ende i ulët dhe nuk është krijuar ndonjë problem për sa i përket qarkullimit.

Bora e rënë gjatë natës në lartësinë mbi 700 m mbi nivelin e detit, në zonat e Mbishkodrës, Pukës dhe Malësisë së Madhe, ka pasur intensitet më të lartë në Iballë, Tamarë, Vermosh apo Theth. Në disa zona, këshillohet që drejtuesit e automjeteve të vendosin zinxhirët, ndërsa në vende të tjera rrugët janë hapur dhe mund të qarkullohet lirshëm.

Në Qarkun e Kukësit, bora ka qenë nga 4 deri në 15 cm në zonat malore mbi 800 m të nivelit të detit. Në Rrugën e Kombit nuk janë krijuar problematika. Edhe Tropoja është përfshirë nga reshjet e borës, ku në Valbonë trashësia arriti në 15 cm. Të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.

Ndërkaq, autoritetet përkatëse, si ato të mirëmbajtjes së rrugëve, pushteti lokal dhe Policia Rrugore, janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë të mundshme, duke qenë se në festat e fundvitit qarkullimi është më i madh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli