Vlorë, baret dhe restorantet, më të goditurat nga masat antikoronavirus

Baret dhe restorantet janë aktivitetet që janë goditur më rëndë nga pandemia dhe masat e saj kufizuese. Edhe akti më i fundit normativ për mbylljen e qarkullimit dhe aktiviteteve në orën 20:30 të mbrëmjes, në këtë periudhë kur parashikohej që të kishte më shumë punë për këto biznese, duket se ka goditur akoma më shumë këto shërbime.

Sipas pronarëve të bareve dhe restoranteve, akti i fundit normativ favorizon hotelet dhe godet baret dhe restorantet.

Duke pasur parasysh që muajt janar-shkurt, edhe në periudha normale shënonin ulje të ndjeshme të punës së bareve dhe restoranteve, sipërmarrësit e këtyre bizneseve kërkojnë ndihmë financiare nga shteti për të mos shkuar drejt falimentimit.

Aktualisht, që nga muaji mars e deri më tani, rreth 20% e bareve dhe restoraneteve të regjistruar në Vlorë kanë shpallur falimentimin.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 20 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 2714 testime, 764 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 640 të shëruar në 24 orët e fundit