Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Brenda dhomës së kontrollit nga ku nisi katastrofa e Çernobilit

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 21:34 | Lifestyle

Në orën 01:23 të së shtunës së datës 26 prill 1986, në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi aksidenti i tmerrshëm që për pak shoi njerëzimin. Një shpërthim dërgoi në qiell 200 ton beton që mbanin poshtë bërthamën e reaktorit. Një shpërthim i dytë edhe më i fortë e ndoqi, duke krijuar një re radioaktive 400 herë më të madhe sesa bomba e hedhur në Hiroshima.

Pas incidentit, zonat brenda rrezes së 30 km u mbyll dhe rreth 250 000 persona u evakuuan. Askush nga banorët nuk është lejuar që të kthehet në ato zona, pasi ka ende shumë radiacion.

https://a2news.com/2019/06/08/brenda-apokalipsit-nje-panorame-e-zymte-e-cernobilit/

Sot, një libër i ri me titullin “In Chernobyl: A Stalkers’ Guide”, nga Darmon Richter, na sjell pamjet që nuk janë parë kurrë nga ajo që quhet “zona e palejuar”.

“Ndërkohë që mijëra turistë mblidhen në disa zona të caktuara të Çernobilit, përtej këtyre zonave ka hapësira misterioze, që janë braktisur që nga dita e katastrofës. Richter ka arritur të ketë akses ekskluziv në këto zona dhe është futur në zemrën e zonës së përjashtimit”, lexohet në parathënien e librit.

https://a2news.com/2019/12/27/nuk-shihej-qe-nga-viti-1986-pema-e-krishtlindjes-kthehet-ne-cernobil/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli