Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dëmtimi i zviceranit, Federer mungon për herë të parë në “Australian Open”

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2020, 14:01 | Sporte të tjera
Dëmtimi i zviceranit, Federer mungon për herë të parë

Për herë të parë në karrierën e tij, Roger Federer do t’i mungojë turneut të parë të vitit dhe një ndër më të rëndësishmit e kalendarit tenistik, “Australian Open”. 39-vjeçari zviceran nuk është rekuperuar ende nga dy ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë në gju.

Lajmin e bënë të ditur organizatorët e turneut në Melburn. 20 herë fituesi i turneve “Grand Slam” ndër të cilat 6 në Australi, u ndal së luajturi në muajin shkurt dhe së fundi i ishte rikthyer përgatitjeve ndërsa kishte regjistruar emrin në Australian Open këtë herë të programuar për në datën 28 shkurt.

Është menaxheri i Federer, i cili tregoi progresin e zviceranit, por dhe vendimin e ekipit për të shtyrë rikthimin e 39-vjeçarit për të cilin u vlerësua se nuk është ende gati. As shtyrja me 3 javë nga data e zakonshme e turneut për shkak të pandemisë, nuk e ndihmoi legjendën e tenisit të rekuperuar plotësisht duke u detyruar të humbasë këtë event, për here të parë pas 21 vitesh pjesëmarrje.

Roger Federer pritet të ketë formë të plotë në fundin e muajit shkurt, me objektiv që tanimë është turneu i mbyllur Rotterdamit dhe ai i hapur në Dubai në muajin mars. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani