Videoja virale: pastrimi i borës me flakëhedhëse

Përditësuar më: 28/12/2020, ora 16:49

Videoja virale: pastrimi i borës me flakëhedhëse

Përditësuar më: 28/12/2020, ora 16:49

Videoja e një burri që pastron borën e grumbulluar përpara banesës së tij me një flakëhedhëse është bërë virale në internet.

Pamjet tregojnë se si Timothy Browing, i veshur me robdeshambër dhe helmet, mban një flakëhedhëse në njërën dorë dhe me të shkrin borën në rrugicën e shtëpisë. Në dorën tjetër mban një shishe birre që e kthen herë pas here.

“Mendova të pastroja borën dhe të bëja një video interesante në të njëjtën kohë”, tha Browing për Reuters.