Brenda kishave mahnitëse të braktisura të Europës

Fotografi francez Francis Meslet ka kaluar pothuajse një dekadë duke fotografuar kisha të braktisura në Europë.

Ai ka udhëtuar në disa vende, në Itali, Francë, Belgjikë, Gjermani, Portugali; duke fotografuar kisha që dikur ishin të mbushura me besimtarë, ndërsa tani janë në “mëshirë të fatit”.

Duke shpresuar për të kapur shkëlqimin e tyre të zbehur para se të jetë tepër vonë, imazhet e fotografitë tregojnë objektet e vjetra dhe rrezet e diellit që bien në ambientet e mbushura me pluhur dhe rrënoja.

“Unë jam i interesuar për kalimin e kohës në arkitekturë, sesi një ndërtesë përpiqet t’i mbijetojë braktisjes, motit të keq dhe kohës”, u shpreh ai.