Merr dozën e dytë të vaksinës pacienti i parë i Pfizer në Britaninë e Madhe

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 11:54
BRITANIA VAKSINA frame 670 1024x576

Merr dozën e dytë të vaksinës pacienti i parë i Pfizer në Britaninë e Madhe

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 11:54

Ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech Margaret Keenan, pacienti i parë i vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Spitalet Universitare Coventry dhe Warwickshire NHS Trust konfirmuan se ajo kishte marrë dozën e dytë, 21 ditë pas së parës.

Prof. Andy Hardy u shpreh se 91-vjeçarja e mori dozën në mënyrë të sigurt në spital, ndërkohë që personeli shëndetësor ka mbetur në kontakt me familjen e saj që kur mori dozën e parë.

“Ne ishim të kënaqur që e mirëpritëm Margaret Keenan përsëri në Spitalin Universitar të Coventry, për të marrë në mënyrë të sigurt dozën e dytë të vaksinimit, pasi ajo u bë personi i parë në botë që mori Pfizer Covid-19, pas miratimit të tij klinik. Stafi ynë që është përfshirë në programin e vaksinimit ka mbetur në kontakt me familjen e Margaret që nga ajo ditë dhe ne jemi të kënaqur që Margaret ka vazhduar të shërohet mirë në shtëpi pas daljes nga spitali.”

Ndërsa William Shakespeare, personi i dytë që u vaksinua pas 91-vjeçares, nuk e ka marrë ende dozën e dytë.

Ndërkaq, lloji i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi edhe në vende të tjera. Të fundit janë India, Pakistani dhe Zvicra që kanë kornfirmuar rastet.