Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Duel titulli në Superiore, Vllaznia i vjen rrotull "fronit" të Tiranës

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2020, 12:57 | Futboll
Duel titulli në Superiore, Vllaznia i vjen rrotull "fronit"

Goleada ndaj Skënderbeut dhe distanca e konsiderueshme nga vendi i dytë krijojnë një atmosferë perfekte te Vllaznia, e cila tashmë vjen në kryeqytet dhe përgatitet për aktin e dytë të sezonit në të ashtuquajturën derbi i Shqipërisë, përballë Tiranës.

Skuadra shkodrane kërkon edhe njëherë tjetër maksimumin nga dueli me bardheblutë për ta mbyllur 2020-n me sukses, por edhe për t’i dhënë një mesazh më të qartë rivalëve për titull.

“Jemi 100% të fokusuar në këtë ndeshje. Sikurse ndaj Skënderbeut edhe ndaj Tiranës do të luajmë me maksimumin e forcave tona. Historikisht të dy trajnerët e të dyja klubeve kanë kërkuar maksimumin në këtë lloj ndeshje. Të gjithë thonë se ne po shkojmë dhe do të fitojmë. Ne kemi të qartë mënyrën sesi mund të arrijmë te suksesi”, shprehet trajneri i shkodranëve.

Në krahun tjetër është Tirana, e cila kërkon pikët e plota që i mungojnë prej 3 takimesh. Nga vendi i shtatë në renditje, trajneri i kryeqytetasve, Nevil Dede, mendon se janë pikërisht bardheblutë prova e vërtetë e Vllaznisë për titullin ndërsa nuk i mungojnë edhe batutat për mënyrën sesi skuadra e tij do të kërkojë fitoren.

Java e 12-të vë përballë edhe Kukësin e Teutën në një tjetër duel interesant. Partizani udhëton në Laç. Skënderbeu ndeshet me Bylis dhe Apolonia luan kundër Kastriotit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu