Kamala Harris merr dozën e parë të vaksinës Moderna

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 11:23

Kamala Harris merr dozën e parë të vaksinës Moderna

Përditësuar më: 30/12/2020, ora 11:23

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, mori sot dozën e parë të vaksinës Moderna kundër COVID-19, pasi sfidoi presidentin, Donald Trump, gjatë fushatës presidenciale në punën e administratës së tij për vaksinimet.

”Në rregull, le ta bëjmë”, tha ajo, ndërsa infermierja Patricia Cummings e Qendrës së Bashkuar Mjekësore nxori gjilpërën. ”Kjo ishte e lehtë. Faleminderit! Gati nuk e ndjeva”, shtoi ajo.

Harris shkoi në një qendër mjekësore në Juglindje të Uashington, DC, shtëpia e shumë komuniteteve pakicë. Ajo bëri dozën e parë të vaksinës 8 ditë pasi presidenti i zgjedhur, Joe Biden, mori vaksinën Pfizer në Delaware, më 21 dhjetor.

Ekspertët shëndetësorë u kishin thënë atyre që të bënin vaksinat një javë larg njëri-tjetrit, në rast se ndonjë nga udhëheqësit e ardhshëm do të kishte efekte anësore. Ndërkohë, presidenti Donald Trump, i cili kaloi COVID-19 në tetor, ende nuk e ka marrë vaksinën.

Vaksinave Pfizer dhe Moderna iu dha dritë jeshile për t’u përdorur nga qeveria amerikane pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.